IKMT aksion në aksin Durrës-Vlorë, do të prishen mbi 300 objekte
Mbi 300 objekte të madhësive dhe funksioneve të ndryshme do të prishen nga Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit në dy krahët e aksit rrugor Durrës-Vlorë.Operacioni ka nisur sot dhe për shkak të numrit të objekteve dhe gjatësisë së aksit rrugor, parashikohet që puna për prishjen e plotë dhe pastrimin nga inertet të zgjasë disa ditë.IKMT thotë se shembja e këtyre objekteve bëhet për shkak se ato ndodhen shumë pranë rrugës automobilistike, duke u konsideruar një rrezik potencial për automjetet që lëvizin në këtë segment.Një ditë më parë IKMT nisi një tjetër operacion në zonën bregdetare të Himarës, aksion i cili parashikohet të vazhdojë dhe sot.Një objekt 3 katësh u shemb, ndërsa inspektorët hasën në rezistencën e pronarëve të objektit të dytë.Në Himarë prishja e objekteve në bregdet bëhet për shkak të planit të shëtitores.