22 familjet e lagjes “Tre Heronjtë” nuk lëshojnë banesat, Përbarimi u lë afat 6 muaj

I ishte lënë afat 27 janari për ekzekutimin e vendimit, por Përmbarimi i Shkodrës sëbashku me forcat e shumta policore të mbërritura në lagjen “Tre Heronjtë” hasen në rezistencën e fortë të 22 familjeve që duhej të lironin shtëpitë.Të përgatitur për ardhjen e tyre, banorët kishin vendosur në hyrje të rrugës bllokadën me gurë, letra me mbishkrime që hidhnin akuza ndaj gjykatave, si dhe që shtëpitë janë në proçes legalizimi dhe pas tyre qëndronin vetë në formë proteste për këtë vendim që ata e quajnë të padrejtë. Trualli ku ata kanë shtëpitë, e njohur si ish-zona gjeologjike e ka sot një pronar që e ka privatizuar dhe ai është Nikolin Kujxhia.Me shtetasin në fjalë banorët janë përballur në gjykatën e shkallës së parë dhe atë të apelit, gjyqe që i kanë humbur, ndërsa sot dosja ndodhet në gjykatën e lartë.Nisja e ekzekutimit të vendimit i irritoi edhe më shumë ata, duke bërë që një 15 vjeçar R. Qepuri të godiste shefin e komisariatit të Shkodrës, Gazmend Domrozin, veprim që u pasua me shoqërimin e tij në komisariat.Kjo nxehu gjakrat, ndërkohë që familjarët kërkonin vazhdimisht lirimin e tij.Në fund të rezistencës së tyre që zgjati rreth 2 orë, banorët gjeten akordin me Përmbarimin duke shtyrë afatin e qëndrimit edhe me 6 muaj, deri në një rinegocim me shtetasin Kujxhia.Kjo solli largimin e forcave të shumta policore, por sërish çështja mbetet pa një zgjidhje përfundimtare për këto familje që rrezikojnë të dalin në qiell të hapur.[caption id="attachment_664009" align="alignnone" width="640"]image_6 Në foto: Debati mes banorëve, përmbarimit dhe policisë[/caption][caption id="attachment_664042" align="alignnone" width="640"]shoqerimi i 15 vjecarit Në foto: Momenti i shoqërimit të 15 vjeçarit nga policia[/caption][caption id="attachment_664010" align="alignnone" width="640"]image_7 Në foto: Debati mes banorëve, përmbarimit dhe policisë[/caption][caption id="attachment_664011" align="alignnone" width="640"]image_8 Në foto: Debati mes banorëve, përmbarimit dhe policisë[/caption][caption id="attachment_664012" align="alignnone" width="640"]image_1 Në foto: Debati mes banorëve, përmbarimit dhe policisë[/caption][caption id="attachment_664013" align="alignnone" width="640"]image_2 Në foto: Debati mes banorëve, përmbarimit dhe policisë[/caption][caption id="attachment_664014" align="alignnone" width="640"]image_4 Në foto: Debati mes banorëve, përmbarimit dhe policisë[/caption]