Teliti: Evazioni fiskal dhe kontrabanda, shkak i mosrealizimit të të ardhurave
Partia Demokratike gjen evazionin fiskal dhe kontrabandën si arsye kryesore në mosrealizimin e të ardhurave.Dorian Teliti, këshilltar ekonomik pranë selisë blu, tha në studion e lajmeve të Ora News se mungesa e tonelatave cigare, janë tregues i pakundërshtuar i abuzimit të Qeverisë aktuale.Dorian Teliti: Importi i karburanteve, viti 2015 ishte 1.4% më i ulët se viti 2014, importi i cigareve 20% më i ulët.Kjo është terësisht evazion. Mungojnë në vetëm 11 muaj se 12 mujorin nuk e kemi ende, plot 564 ton cigare dhe kjo ka ardhur për efekt të evazionit të madh dhe të kontrabandës.Duke vlerësuar se ekonomia e vendit është në ditët më të këqia, Teliti ftoi Qeverinë të bashkëpunojë me opozitën për të ndërhyrë, madje duke huazuar sugjermimet e PD-së.Dorian Teliti: Duhet të përqafojë vizionin e opozitës jo për ti bërë nder opozitës, por për ti bërë nder vetes së vet dhe qytetarëve të saj. Ne kemi dhënë opsionin tonë dhe jemi të gatshëm në çdo moment edhe të ulemi me mazhorancën aktuale për këto pak muaj që kanë mbetur qeverisje dhe të diskutojmë dhe të japim atë ne kemi thënë, atë që kemi bërë me amendamente çdo muaj në këto 2 vjet e gjysëm në parlament, ta bëjmë përsëri. Ne nuk lodhemi të bëjmë asnjë hap për interes të publikut shqiptar.Partia Demokratike, tha Teliti, e ka gati alternativën për të nxjerrë nga kolapsi ekonominë.