PR padit "pronat" në kushtetuese: Ligji më i keq në 70 vjet
Partia Republikane ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e ligjit të pronave që nuk mori as firmën e Presidentit për dekretim. Argumenti i republikanëve kundër ligjit lidhet me cënimin e së drejtës së pronësisë. Republikanët thanë se janë të gatshëm që me ekspertë të hartojnë një draft tjetër që merr në konsideratë këto shqetësime.Partia Republikane ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e ligjit të pronave. arsyet përse detyruan Partinë Republikane t’i drejtohet gjykatës lidhen me mohimin e të drejtave të pronarëve për të fituar pronën. Arian Alimadhi dhe Maksim Begeja e konsideruan këtë ligj më të keqin në 70 vitet e fundit.Maksim Begeja: “Përfundimisht i jep fund në mënyrë diskriminuese, në mënyrë fatale të drejtës së pronës.Nëpërmjet këtij ligji mohoet tashmë përfundimisht e drejta e pronarëve për të qënë pronarë të pronave të tyre ligjitime dhe për ta përfituar atë.”Arian Alimadhi: “Ky ligj prek të gjithë pronarët e ligjshëm pa përjashtim.Kur flitet për pronarë të ligjshëm në Shqipëri kanë qënë dhe mbeten rreth 86% e popullsisë pronarë. Ky ligj e varros përfundimisht pikërisht këtë të drejtë të këtyre pronarëve.Kërkon që në paraqitjen e gjykatës kushtetuese rrëzimin e këtij ligji të miratuar në parlament.”Partia Republikane me këtë inicativë synon të pengojë zbatimin e këtij ligji . Nëse gjykata do të vendosë në favor të tyre, republikanët kërkojnë që bashkë me ekspertët dhe shoqatat e pronarëve të hartojnë një draft të ri që merr në konsideratë shqetësimet e tyre.