Komisioni i ankimimit rrëzon PD për gjobën e bashkisë

48 ditë pas gjobës që bashkia e Tiranës i ka vendosur Partisë Demokratike për dëmet e shkaktuara në protestën e 8 dhjetorit në Tiranë, burime nga bashkia thanë se komisioni i ankimimit ka rrëzuar ankesën e bërë nga PD dhe selia blu duhet të paguajë gjobën prej 163 milionë lekësh.Nga ana tjetër burime të ekspertëve të laboratorit të kriminalistikës thanë se firma e inspektorit Besmir Karaj nuk është plotësuar prej tij, por nga dikush tjetër.Pritet që ky konstatim ti dorëzohet Prokurorisë së Tiranës që po heton këtë cështje pas denoncimit të bërë nga vetë Karaj.Ndërkohë pas këtij lajm PD reagoi përmes kryetarit të këshilltarëve të djathtë në bashki Leonard Olli, i cili tha se kryebashkiaku Veliaj duhet të mbajë përgjegjësi për këtë akt të turpshëm dhe veprim të pacipë.