Lagjia me mbeturina, pa rrugë dhe ujëra të zeza, banorët: Nuk gjejmë zgjidhje

Banorët e një lagjeje në Fier ngrenë shqetësimin se Bashkia nuk i heq mbeturinat sipas grafikut të përcaktuar. Të revoltuar banorët thonë se në një pallat 4 katësh kanë plasur edhe ujërat e zeza në bodrum, dhe ndonëse janë ankuar disa herë në bashki dhe të ujësjellësi, problemi nuk ka gjetur zgjidhje.Banorët e rrugës "Shahin Osmani" në lagjen "Kryengritja e Fierit" përveç rrugëve të dëmtuara, tashmë u duhet të përballen dhe me mbeturinat, të cilat nuk hiqen cdo ditë sipas grafikut të përcaktuar nga bashkia.Banorët thonë se përveç mbetjeve të grumbulluara në lagje, në bodrumin e një pallati kanë plasur edhe ujërat e zeza, që kutërbon të gjithë zonën.Banor: “ Është lagjia më e prapambetur nga infrastuktura. Po dhe koshi i plehrave, ja shikojeni vet aty.Ndjehet aroma e keqe. Janë dy lagje bashkë këtu. Kudo që të shkosh vërdallë këtu, kjo rrugë është.”Banore: “Këtu kemi qënë ne. Kemi 20 vjet.Nuk del dot me këpucë të zeza se atje poshtë të dalin të bardha.”Në ndërmarjen e ujësjellës kanalizimeve jashtë kameras pohojnë se disa herë kanë shkuar e kanë larguar ujin nga bodrumi, dhe derdhja e ujërave të zeza vjen si pasojë e çarjes së një tubacioni, të cilin duhet të jenë vet banorët që duhet ta riparojnë./Oranews.tv/