Shërbimet ndaj qytetarit, opozita: Qytetarët në radhë për kartën e shëndetit
Opozita ngriti shqetësim në Komisionin e Ekonomisë lidhur me shërbimet ndaj qytetarëve, duke marrë shkas nga radhët pa fund në qytete të ndryshme të vendit për pajisjen me kartë shëndeti. Ministrja e Inovacionit u shpreh se qytetarët kanë mundësi ta marrin këtë shërbim edhe online. Diskutime në komision kishte edhe për dhënien me konçesion të disa shërbimeve.Radhët e gjata të qytetarëve që presin me orë të tëra për tu pajisur me kartën e shëndetit ishte një ndër problemet që opozita ngriti në Komisionin e Ekonomisë ku po diskutohej një marrëveshje për marrjen e një kredie prej 7 milion USD për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarit.Florian Mima: “Nëse unë iki te sporteli dhe i them ja kush jam me kartën ID ti sheh nëse unë kam paguar kontribute apo jo.I sheh në sistemin tënd. Për çfarë i sfilisni njerëzit për të mbajtur radhë me ditë me muaj edhe favorin më i madh: do ta zgjasim deri në prill.Ky është vizioni juaj?”Milena Harito: “Sot që flasim, qytetarët kartat e shëndetit mund ta printojnë online. Nuk kanë nevojë fare të shkojnë ta marrin.”Gjithashtu opozita ngriti si shqetësim dhënien me konçesinon të disa shërbimeve çka shkaktoi diskutime në Komisionin e Ekonomisë.Florian Mima: “Po u rrit cilësia 11% ju merrni kaq, po u rrit 15% ju merrni aq.Po u rrit 19, ju merrni aq e kaq.”Erion Braçe: “Për një shërbim të caktuar t’ja jepni dikujt. Ta konçesiononi dhe t’i detyroni qytetarët e Republikës së Shqipërisë të paguajnë 35, 40 euro për çdo skanim, edhe të energjisë elektrike. E keni shqyrtuar?Ridvan Bode: “Do shprehet mendimi im për një strategji dhe program të veçantë sepse po e shohim që po konçesionohen në mënyrë kaotike shërbimet sipas sektorëve të ministrive dhe që nuk kanë të bëjnë me radhën e prioriteteve dhe perfomancën që duhet dhe pritet në këtë shërbim.”Komisioni i Ekonomisë miratoi marrëveshjen me Bankën Botërore e cila jep një fond për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarit. Dixhitalizimi i plotë i shërbimeve sipas Ministres vlerësohet të ketë një kosto mbi 60 milion euro ndersa nuk percaktoi afat për përfundimin e këtij projekti./Oranews.tv/