40-vjeçari me probleme mendore kërcënon me armë lodër Stacionin Qendror të Romës
Në orën 20.05 të mbrëmjes së të hënës një person i armatosur është parë të lëvizë në platformën e binarëve të Stacionit Termini në Romë duke shkaktuar panik mes udhëtarëvve e personave të shumtë që ndodheshin në të.Ky stacion është jo vetëm qëndra e linjave hekurudhore por dhe nyja lidhëse mes dy linjave kryesore të metros në Romë. Me mijëra udhëtarë e turistë qarkullojnë në çdo orë të ditës në këtë stacion.Kanë qënë vetë udhëtarët që kanë sinjalizuar tek forcat e rendi praninë e personit të armatosur në binarët e stacionit.Policia italiane ka mbyllur menjëherë të gjitha rrugëdaljet e këtij stacioni, dyqane e shumta brenda tij, si dhe ka ndaluar lëvizjen e qarkullimin e metrove e trenave, duke lënë të bllokuar brenda tyre qindra e mijëra udhëtarë.Telekamerat e mbikqyrjes kanë mundur të shpërndajnë identitetin e personit të armatosur, veshur me kapele të bardhë, xhup blu e pantallona të errëta. Brenda pak minutash policia italiane ka mundur ta arrestojë duke verifikuar se arma ishte lodër e personi ishte një italian 40 vjeçar me probleme psiqike.[caption id="attachment_663147" align="alignnone" width="371"]
Ne foto: Personi i armatosur ne stacionin terminal te Romes[/caption][caption id="attachment_663146" align="alignnone" width="990"]
Ne foto: Forcat e policise ne stacionin terminal te Romes[/caption]
/Oranews.tv/