Nga nesër kontrolli tek mjeku i familjes do të jetë falas edhe për të pasiguruarit

Nga nesër, cdo pacient që do t’i drejtohet mjekut të familjes për të kryer kontroll, shërbimin do ta ketë falas. Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Milva Ekonomi tha në studion e lajmeve të Ora News se ky është një hap i rëndësishëm në shëndetësi, sidomos për  personat e pasiguruar.Ekonomi: Nesër hyn në fuqi, sepse është dekretuar tashmë nga Presidenti,  vizita zero lek tek mjeku i flamiljes. Nëse deri tani ti vije nga një skemë e siguruar apo e pasiguruar, ti duhet të paguaje 10 mijë lekë të vjetra për të bërë vizitën tek mjeku i familjes, edhe nesë do të ishe i siguruar dhe nuk kishe kartën me vete dhe nëse ishe i pasiguruar, në këtë rast kjo gjë është eliminuar.Duke folur për chech up-in, Ekonomi tha se deri në fund të muajit dhjetor, mbi 200 mijë persona kanë mërrë këtë shërbim.Ekonomi: Deri në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar në kishim rreth 210 mijë individë të moshës 40-65 vjeç. Në këtë skemë ne arrijmë të parandalojmë 450 vdekje të parakohshme, sepse e japim këtë diagnostikim falas  dhe nga ana tjetër kemi një të ardhur përfituese neto që llogaritet 125 mln dollarë për 10 vjet.Zëvendësministrja e Shëndetësisë i quajti të pabaza akuzat e opozitës për shpërdorim të fondeve me check up-in./Oranews.tv/