Një ditë pas hapjes, ekspozita e Lumturie Blloshmit tërheq vizitorë të shumtë

Ekspozita e artistes, Lumturie Blloshmi, e hapur vetëm një ditë më parë në Galerinë e Arteve, ka tërhequr vizitorë të shumtë të cilët kanë vlerësuar punimet e saj të veçanta.Ekspozita e Lumturie Blloshmit ka ngjallur interesin e madh të publikut kryeqytetas, pasi vetëm një ditë pas hapjes në Galerinë e Arteve vizitorët kanë qenë të shumtë.Vetë Blloshmi, ndërsa shoqëron vizitorët e ka më të lehtë të flasë përmes veprave të saj artistike dhe jo fjalëve.“Lumja i ka rezistuar kohës dhe ka bërë gjithmonë punë të bukura. Edhe sot që është e drejtë e gjithësecilit për të gjitha temat, Lumja i ka shfrytëzuar të gjitha”.“100 vjet që Shqipëria është në këtë gjendje është falë këtyre politikanëve të kësaj natyre, të cilët Lumja i ka paraqitur në mënyrën e saj”.Skulptori Thoma Thomai është ndër të parët vizitorë në Galerinë e Arteve dhe sipas tij Shqipërisë i mungojnë ekspozita të tilla dhe artistë si Lumturie Blloshmi.Thomai: Ajo reflekton të gjithë problemet shoqërore të vendit tonë dhe kjo është një cilësi tamam prej artisteje me shumë kurajo dhe i ka studiuar thellë fenomenet, nuk është e sipërfaqshme.Galerisë këto ekspozita i mungojnë edhe nga artistët tanë kryesisht, të cilët duhet vlerësuar edhe më shumë.Ekspozita retrospektivë e artistes Lumturi Blloshmi do të qëndrojë e hapur në Galerinë e Arteve deri në 10 shkurt.blloshmi