Ministri Bushati pret homologun e Serbisë dhe të Italisë

Ministri i Jashtëm i Ditmir Bushati ka pritur në një takim homologët e tij serb dhe italianë,  Ivica Daçiç dhe Paolo Gentiloni.Në një njoftim të minsitrisë së jashtme theksohet se në takimin me ministrin e Jashtëm Ivica Daçiç u diskutua mbi ecurinë e raporteve dypalëshe në dritën e zhvillimeve me të fundit dhe të shkëmbimit të vizitave të dy Kryeministrave, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç. Ministrat evidentuan nevojën për konkludimin e marrëveshjeve të dakordësuara në parim në fushat e zhvillimit ekonomik, lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe arsimit të lartë.Në takim mori pjesë edhe ambasadori shqiptar në Beograd, Ilir Bocka, për të cilin në tetor të vitit që shkoi qeveria serbe mori vendimin për ta pezulluar për 6 muaj pasi refuzoi notën e protestës për faktin që autobusi i kombëtares serbe u qëllua me një gur në Tiranë.Ndërkaq me homologun italian, ministri Bushati ka diskutuar për axhendën evropiane të Shqipërisë, masat e vendeve anëtare dhe atyre kandidate për përballimin e krizës së refugjatëve, si dhe koordinimin më të mirë në përgjigjen ndaj sfidave të sigurisë. Dy Ministrat u ndalën në intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, ku Ministri Bushati e falënderoi homologun Gentiloni për angazhimin e ndërmarrë për heqjen e taksës së transportuesve. bushati dacicbushatiNisma u iniciua më shumë se një vit më parë nga diplomacia italine për të nxitur dialogun në Ballkan, ku ajo sheh te Tirana dhe Beogradi, dy faktorët më të rëndësishëm për stabilitetin e rajonit.Mësohet se në takim, tre shefat e diplomacisë do të diskutojnë projekte të përbashkëta konkrete me interes të ndërsjellë në fushat e ekonomisë, infrastrukturës, energjisë, turizmit, arsimit, kulturës, bashkëpunimit rinor etj, duke u fokusuar në identifikimin e metodologjive të reja për realizimin konkret të tyre, por edhe në zgjerimin e mëtejshëm të nismave rajonale.Duke mbajtur në vëmendje proçesin e Berlinit dhe Konferencat e Ballkanit Perëndimor në Paris 2016 dhe Romë 2017, si edhe çështje që kanë të bëjnë me sfidat e përbashkëta që po përballemi sot, takimi do ketë në fokus  përforcimin e urave të komunikimit konstruktiv mbi baza mirëkuptimi.Takimi trilateral do të paraprihet nga takime të veçanta të Ministrit të Jashtëm Bushati me Ministrat Gentiloni dhe Daçiç, ndërsa në 15:00 do të zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp.Qendrimi i Ministrit të Jashtëm italian në Tiranë vjen edhe në kohën kur Shqipëria është etiketuar nga mediat vendase si vendi nga ku kalojnë armët që përdoren nga Shteti Islamik dhe mendohet se edhe kjo çështje do të zërë vend në biseda, por edhe në komunikimin me median.dacic dacic dacic1AxhendaOra 10:00 - 10:55         Takim bilateral ndërmjet Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, SH.T.Z. Ditmir Bushati dhe Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Italiane, Sh.T.Z Paolo Gentiloni me prezencën e dy delegacioneve,  Vendi: Ministria e Punëve të Jashtme.Oa 11:05 - 11:55          Takim bilateral midis Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, SH.T.Z. Ditmir Bushati dhe Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë, Sh.T.Z. Ivica Dacic, me prezencën e dy delegacioneve; Vendi: Ministria e Punëve të JashtmeOra  13:00  Drekë pune Trepalëshe: Shqipëri - Itali - Serbi/  Vendi: Pallati i Brigadave - Salla SkënderbejOra 15:00  /Konferencë e përbashkët për shtyp, Ministri Bushati prezanton rezultatet e takimit, pasuar nga pyetje dhe përgjigje;   Vendi: Holli i Pallatit të Brigadave