Rritja ekonomike në Kinë, më e ulëta në 25 vjet
Ekonomia e Kinës u rrit me 6.9% në vitin 2015, krahasuar me 7.3% të një vit më parë, duke shënuar rritjen e saj ulët në një çerek shekulli.Rritja ekonomike e Kinës, shihet si një drejtuese e ekonomisë botërore, është një shqetësim i madh për investitorët në të gjithë botën.Disa vëzhgues kanë vënë në dyshim edhe shifrat e publikuara nga zyrtarët e Pekinit, duke thënë se shifrat janë edhe më të ulta nga ato të raportuarat, por një gjë e tillë është kundërshtuar ashpër nga byroja e Partisë Komuniste.Kryeministri kinez Li Keqiang ka thënë se rritja e dobët do të jetë e pranueshme për sa kohë do të krijohen vende të reja pune të mjaftueshme.Pekini ka vendosur një objektiv zyrtar rritjeje prej rreth 7% për ekonominë e dytë më e madhe në botë.Analistët thonë se çdo rritje nën 6.8 përqind duhet të kërkojë stimuj të mëtejshëm ekonomikë.Rritja ekonomike në çerekun e fundit të vitit 2015 ka rënë nën 6.8 përqind, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave në Kinë.Një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar në rënien e ekonomisë është fenomeni i plakjes së popullsisë. Për këtë arsye, qeveria vendosi që t'i jepte fund politikës që lejonte lindjen e vetëm një fëmije nga familjet kineze. Disa ekspertë të tjerë fajësojnë kupolën drejtuese të Kinës, e cila ka deklaruar se do të ndërtojë një të ardhme ekonomike e cila bazohet në shërbim dhe konsum, e jo të fokusohet më tek eksportet dhe investimet./Oranews.tv/