"Malok-u" zbulon bandën, kokainë e heroinë nga Shqipëria dhe Maroku në Itali
Operacioni "Malok" i ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga policia italiane e qytetit të Veronës ka çuar në arrestimin e anëtarëve të një bande që trafikonte kokainë, hashash e heroinë nga Shqipëria e Maroku drejt Italisë.Katër presona janë arrestuar, njëri prej të cilëve ndodhet në arrest shtëpie. Lënda narkotike trafikohej dhe në formë ovulash përmes korrierëve që i gëlltisnin para çdo udhëtimi për t'i shpëtuar kontrollit të policisë italiane.Hetimet ndaj kësaj bande kanë nisur më vitin 2013 e gjashtë prej anëtarëve të kësaj bande të përbërë nga nënshtetas italianë, shqiptarë e marokenë janë arrestuar pak kohë më parë në flagrancë ndërsa transportonte me rrugë ajrore lëndën narkotike.Gjatë aktivitetit hetimor të policisë italiane janë sekuestruar 2 kg lëndë narkotike.Operacioni është quajtur "Malok" për shkak të kuptimin të kësaj fjale në gjuhën shqipe dhe për faktin se është dokumentuar se lënda narkotike merrej në dorëzim në ambiente të hapura si në zonat malore e fushore të qytezave ku ishte shtrirë aktiviteti i kësaj bande trafikantësh. Për të mos rënë në sy të forcave të rendit, trafikantët e drogës mbërrinin në këto vende me biçikleta.Operacioni i policisë italiane është kryer në bashkëpunim me skuadrat antidrogë të qytetit të Bolonjës, Rovigos, e rajonit të Venetos./Oranews.tv/