Sekuestrohen armë, drogë e municione, pranga autorit, në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Fierit në bashkëpunim me atë të Lushnjes kanë sekuestruar një sasi droge, armë dhe municione, ndërsa është arrestuar poseduesi dhe është shkallur në kërkim bashkëpunëtori.Gjatë operacionit të koduar “Këmishtaj” u arrestuar Aleks Cauli 50 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij tij me iniciale A.C.Policia sqaron se gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Aleksi Cauli në fshatin  Kemishtaj, iu gjetën dhe sekuestruan 2 kg e 725 gr lëndë narkotike  e  dyshuar  Cannabis  Sativa. 1 armë zjarri pistoletë TT Model 56 dhe 1 krehër  pistolete  së bashku  me  8 fishekë.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Lushnje për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, ”Prodhim  dhe  mbajtje pa  leje  e armëve  luftarake  dhe  municioneve” të parashikuar nga Nenet  283/a/2, dhe 278 të Kodit Penal.