Ministri Koka: Në 8 vite janë dhënë 2600 leje mjedisore për shfrytëzim
Kaotike e ka quajtur Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, situatën e pyjeve në vend.Duke bërë fajtore Qeverinë e mëparshmë e cila sipas tij në tetë vite, ka dhënë mbi 2 mijë e 600 leje mjedisore, në krahasim me vetëm 24 që janë dhënë në këto dy vite.I ftuar në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ku u miratua moratorumi 10 vjeçar i pyjeve, Ministri i Mjedisit tha se kanë qenë këto leje që shkaktojnë sot përmbytje në jugun e vendit dhe një faturë të majme në buxhet që përdoret për dëmshpërblimin.Lefter Koka: Fillojmë e zhveshim malet, sigurisht ajo sasi uji e cila rrjedh përgjatë lartësisë së maleve, zbret me një shpejtesi shumë të madhe, mbërrin në një moment shumë të shkurtër në përrenjtë apo lumenjtë, në ato 6 basene që ne kemi. Dhe për pasojë koston e keni ndejkur në çdo vit. Ka subvencionime, ka dëmshpërblime sepse u krijua përmbytja.Por evidentimi i lejeve të shumta mjedisore ka shkaktuar debate me anëtarët e opozitës në Komision, që nuk e pranuan këtë faturë.Lefter Koka: Vetëm në 8 vjet janë dhënë 2600 leje për shfrytëzim pyjesh. Në këto ditë të jepnin 3 leje në ditë për shfrytëzim pyjesh. Në 2 vjet nuk janë dhënë 24 leje shfrytëzimi.Mimoza Hajdarmataj: Me kolegët përballë nuk është se rrahëm debate, siç ndërhyu kolegu për lejen e dhënë për lumin Valbona që e ka dhënë Edi Rama, nuk do ta kishte bërë kurrë Sali Berisha. Nuk i përmendëm këto, kështu që ti lëmë ato dhe të fokusohemi këtu.Është leja e Edi Ramës, nuk ka rëndësi kush përfiton.Kush jep leje, kush është në krye.Jemi këtu për të mos bërë Prokurorin, prandaj nuk po na merrni seriozisht në pyetjet konkrete që bëjmë.Një nga shkaqet e shkatërrimit të mjedisit kanë qënë edhe 435 lejet e dhëna për ndërtimin e HEC-ve në vitet 2007- 2013.Ligji për administrimin e pyjeve dhe kullotave do të jetë të enjten për miratim në seancë plenare.I cili synon të ndalojë eksportin e tregtimit të lëndës drusore për një periudhë 10 vjeçare.