Dy persona qëlluan me armë duke terrorizuar banorët, njëri në pranga

Dy persona kanë qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e kaluar (18 janar) në Vlorë, duke terrorizuar banorët.Policia sqaron se është arrestuar një prej tyre, Ergest Sina 24 vjeç nga Tirana dhe u shpall në kërkim E.Gj 31 vjeç nga Vlora Këta dy persona duke lëvizur me një automjet, qëlluan në ajër më armë zjarri në qendër të qytetit duke përhapur panik për qytetarët."Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 21:40, të dy këta shtetas duke lëvizur me mjetin tip "Porsche-Cayenne" me targë: AA964HB, në lagjen "Pavarësia" kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, pranë qendrës tregtare, në vendin e quajtur "Riviera", e më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë kanë filluar menjëherë ndjekjen e tyre dhe në lagjen "Isa Boletini", bënë të mundur bllokimin e mjetit, duke kapur në flagrancë shtetasin: Ergest Sina (i cili pas testit të alkolit, rezultoi "pozitiv"- nën efektin e pijeve alkolike) dhe shpallën në kërkim shtetasin: E.Gj. (i cili u largua menjëherë duke përfituar nga errësira)", thuhet në njoftimin e policisë.Në cilësinë e proves material u sekuestruan një automjet tip "Porsche Cayenne" me targë AA964HB,  në pronësi të: Ergest Sina, një gëzhojë pistolete, model 54.Policia po punon për kapjen dhe arrestimin e autorit bashkëpunëtorë. Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtyrë dy shtetasve për veprat penale "Prodhimi, mbajtja e armëve luftarake dhe municionit", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë".[caption id="attachment_658804" align="alignnone" width="360"]MAKINA Në foto: makina me të cilin dy personat lëviznin[/caption]