Skandali me trukimet, tenisti serb Djokovic: Më ofruan 200 mijë euro

Bota e tenisit është e përfshirë në një ndër skandalet më të mëdha të trukimit të ndeshjeve.Evidencat dyshuese tregojne se në vitin kalendarik sportiv 2015 janë trukuar rreth 50 takime tenisi, e gjitha kjo pas një dokumenti të zbuluar nga bbc.Fakti që janë ofruar  shuma financiare për trukim e pranon e tenisti serb,  Novak Djokovic. Ylli i madh i këtij sporti tha se në vitin 2017-te, i kishin ofruar 200.000 euro për trukimin e një ndeshjeje.Sipas BBC, tenisti serb deklaron se bëhet fjalë për vitin 2007 gjatë turneut të Shën Peterburgut. “Nuk bëhej fjalë për një takim direkt me mua, por nëpërmjet personave që punonin në atë kohë me mua. Sigurisht që e injoruam një ofertë të tillë dhe djali që bëri ofertën nuk arriti të më takonte”, thekson Djokovic. Tenistit serb iu ofruan 200 mijë Euro, por ai e cilëson këtë një krim për sportin.“Gjatë 6-7 viteve të fundit nuk kam hasur në asnjë gjë të tillë. Personalisht s’kam takuar asnjë person dhe nuk mund të thellohem më shumë te ky argument”, nënvizon numri 1 i botës së tenisit.Djokovic shton gjithashtu se dëshiron që emri i tij të mos lidhet asnjëherë me çështje të tilla, dhe ka punuar që njerëzit pranë tij ta respektojnë sportin. “Mesa jam në dijeni, në këtë mes nuk janë pëfshirë as lojtarë të tjerë të kalibrit botëror. Ndoshta të tilla raste mund të ketë në nivele të tjera më të ulëta, por nuk di çfarë të them dhe nuk mund të jap një mendim të saktë”, përfundon deklaratën e tij Novak Djokovic.BBC, vetëm një ditë më parë zbuloi se 28 tenistë ishin përfshirë në trukimin e ndeshjeve.Ato, gjithnjë sipas gjigandit mediatik BBC kanë ndodhur, në Rusi, Itali, madje kanë depërtuar edhe tri ndeshje në turneun e Wimbeldon. /Oranews.tv/