Vokshi: Qindra milionë lekë abuzime për spitalet private dhe klinikat jashtë

Për Partinë Demokratike, shëndetësia është sektori ku vidhet më shumë dhe Ministri Ilir Beqaj, është kampioni i korrupsionit qeveritar. Deputetja Albana Vokshi, vijoi akuzat për Ministrin Beqaj, këtë radhë duke e lidhur emrin e tij me abuzimet në rimbursimin fiktiv të spitaleve private për paketat shëndetësore. Sipas saj, raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, evidenton më shumë se  90 milion lekë pagesa, që i janë bërë spitaleve private për trajtime të pa kryera. Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.Këtë radhë në qendër të denoncimit kanë qenë aferat që sipas Partisë Demokratike lidhen me paketat shëndetësore në spitalet dhe klinikat jashtë shtetit.Duke ju referuar një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, deputetja Albana Vokshi, tha se janë më shumë se 90 milion lekë që janë paguar për shërbime të pakryera.Albana Vokshi: Kontrolli konstaton shumë raste, rimbursim i tyre është bërë në kundërshtim me vendimin e qeverisë nr 638 datë 1.10.2014.Janë evidentuar më shumë 90 milionë lekë të dhëna në klinika për trajtime që ato nuk i kryejnë, apo për trajtime që janë kryer në spitale brenda vendit (fq 44) në kundërshtim me VKM-në. Mbi 60 milionë lekë janë rimbursime për trajtime në vite të mëparshme që nuk parashikohen fare në vendimin e qeverisë (fq 45-46). Gjatë pagesave, konstaton KLSH-ja, u gjenden edhe raste rimbursimi pacientësh që nuk jetojnë më. Pra, as të vdekurit s’i kanë kursyer për të vjedhur fonde. Një kërdi me qindra milionë lekë që shpërndahen nga Ilir Beqa në miq e klientë, sipas interesave të tij, në kundërshtim me ligjin.Një ditë më parë Partia Demokratike akuzoi Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, se krijoi një skemë korruptive të  rimbursimit fiktiv të ilaçeve, duke dëmtuar me qindra milion lekë buxhetin e shtetit.Deklarata e plotë e Albana VokshitSkandalet dhe abuzimet e Ilir Beqës në shëndetësi janë të larmishme dhe në çdo fushë.Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, për veprimtarinë e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për vitin 2014, që gjendet në Prokurori, ka zbuluar zhvatje të milionave edhe në financimin e paketës shëndetësore për shërbime që kryhen në spitalet private.Miliona lekë u janë dhënë spitaleve private, në mënyrë korruptive, pa zbatuar procedurat, pa zbatuar legjislacionin në fuqi (fq 43-46), pa një vendim te Këshillit Administrativ (fq 160), pra vetëm me urdhër gojor të Ilir Beqës.Ja ku keni dokumentin e auditit.Po ashtu, abuzime janë konstatuar edhe në rastet e dhënies së parave për trajtimet mjekësore jashtë vendit.Kontrolli konstaton shumë raste, rimbursim i tyre është bërë në kundërshtim me vendimin e qeverisë nr 638 datë 1.10.2014.Janë janë evidentuar më shumë 90 milionë lekë të dhëna në klinika për trajtime që ato nuk i kryejnë, apo për trajtime që janë kryer në spitale brenda vendit (fq 44) në kundërshtim me VKM-në. Mbi 60 milionë lekë janë rimbursime për trajtime në vite të mëparshme që nuk parashikohen fare në vendimin e qeverisë (fq 45-46). Gjatë pagesave, konstaton KLSH-ja, u gjenden edhe raste rimbursimi pacientësh që nuk jetojnë më. Pra, as të vdekurit s'i kanë kursyer për të vjedhur fonde.Një kërdi me qindra milionë lekë që shpërndahen nga Ilir Beqa në miq e klientë, sipas interesave të tij, në kundërshtim me ligjin.Një ditë më parë, ne bëmë publike pjesën e raportit që fliste për skemën kriminale të korrupsionit me rimbursimin e ilaçeve.Përgjigja mjerane e Ilir Beqës, nuk kishte lidhje me faktet që ne publikuam dje, ai mashtroi për uljen me 30% të çmimit të barnave, apo furnizimin e vazhdueshëm me barna të spitaleve. Prej politikave Rama-Beqaj kompani serioze jane larguar e të tjera kanë paralajmëruar largimin. E megjithatë Beqaj pranoi se edhe pse miku e klienti i tij është i ndjekur penalisht, i ka ndërprerë kontratën me Fondin për abuzime marramendëse, ai vazhdon ti japë miliona në tendera barnash spitalore.Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë të hetojë me shpejtësi dhe në mënyrë të plotë këto akte të rënda korruptive, këtë vjedhje të parave të shqiptarëve, të provuar me fakte e me dokumenta.Dosja është në organin e akuzës dhe nuk duhet të ketë zvarritje për të nxjerrë para përgjegjësisë këtë hajdutëri kriminale, të kryer nga kampioni i korrupsionit, Ilir Beqa.