Haxhinasto: India mund të ofrojë asistencë për portet shqiptare

"India mund të ofrojë asistencë për portet shqiptare", deklarata u bë nga ministri Haxhinasto gjatë një takimi me ambasadoren e Indisë për Shqipërinë Riva Ganguli Das.Ministri i Transportit dhe Infrasktrukturës, Haxhinasto u shpreh se mirëpritet një shtim i prezencës së kompanive Indiane.Ministri u ndal tek nevoja për të përfunduar, marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Indisë për Transportin Detar. Ministri kërkoi gjithashtu realizimin e një projekti në infrastrukturën portuale nga granti i Programit Teknik të Bashkëpunimit Ekonomik Indian (ITEC).Haxhinasto theksoi se India mund të ofrojë asistencën e saj për Shqipërinë për thellimin e Porteve te Durresit, Vlorës e Shëngjinit, si dhe për të krijuar mundësinë për të bërë të lundrueshëm lumin e Bunës.