Rritet bilanci, 50 të plagosur nga përplasja e dy trenave në metronë e Kaljarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Janar 2016, 11:11
Është rritur në 50 numri i personave të plagosur nga aksidenti i orëve të para të mëngjesit të sotëm, pas përplasjes së dy trenave në metronë e qytetit të Kaljarit.Autoritetet lokale konfirmojnë se të plagosurit kanë mbetur dhe dy drejtuesit e trenave të cilët kanë marrë plagë të rënda por janë jashtë rrezikut për jetën.Aksidenti ka ndodhur pas një përplasje frontale mes tyre për shkak të mosfuksionimit të komandës së ndërrimit të shinave.Dy trenat udhëtonin në një binar unik e përplasja e tyre qe e pashmangshme. Aksidenti ka ndodhur në oran 8.15 pranë stacionit të qëndrës tregtare Auschan.
/Oranews.tv/