Opozita takon zyrtaren e BE: Duhet konsensus e bashkëpunim mes palëve
Drejtorja për Europën Perëndimore dhe Ballkanin Perëndimor në Shërbimin e Jashtëm Europian Angelina Eichhorst ka zhvilluar një takim me Nënkryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Eduard Halimi, Zëdhënësen e Grupit Jorida Tabaku, si dhe Ekspertët e Opozitës për Reformën në Drejtësi.Znj. Eichhorst e konsideroi realizimin e Reformës në Drejtësi si një nga prioritetet kyçe për ecurinë e Shqipërisë në Bashkimin Europian, dhe shprehu gadishmërinë për të ndihmuar në këtë proces. Ajo ndau mendim se palët duhet të bashkëpunojnë në mënyrë të sinqertë në realizimin e këtij procesi, sipas të njëjtin model te aplikuar gjate procesit të miratimit te akteve ligjore dhe kushtetuese për dekriminalizimin.Ndërkaq Eduard Halimi ndau shqetësimin mbi veprimet e mazhorancës për të përjashtuar çdo mundësi bashkëpunimi me opozitën në realizimin e kësaj reforme, si dhe rrezikun evident që ekziston për kapjen politike të sistemit të drejtësisë nëpërmjet amendamenteve kushtetuese të propozuara nga mazhoranca.