Bora i lë vendin ngricave në Korçë, Kukës e Dibër, në disa zona mbyllen shkollat

Reshjet e borës kanë pushuar por ia kanë lënë vendin ngricave. Nga sinoptikanët parashikohet që dita e sotme të jetë më e ftohta.Në Kukës, Bulqizë dhe Korçë prezenca e akullit ndodhet edhe në rugë dytësore të qyteteve ndërsa janë të lira akse nacionale pasi mbahen nën monitorim.I gjithë qarku i Dibrës është pushtuar nga ngricat. Zonat rurale nuk komunikojmë me qendrat.Rrugët nacionale janë të kalueshme. Në Bulqizë rrugët e brendshme të qytetit janë të pushtuara nga akulli trashësia e të cilit arrin në 15 cm, ndërsa temperaturat shkojnë deri në – 15 gradë celcius. Në Bulqizë banorët po përballen dhe me mungesë të ujit të pijshëmNë Korçë temperaturat kanë shkuar deri në -10 gradë celcius. Edhe në qytet kriposja e rrugëve kryesore të qytetit ka shmangur krijimin e akullit, por në rrugët dytësore nuk është evituar krijimi i akullit duke e bërë të vështirë lëvizjen e qytetarëve. Ndërkohë është reduktuar procesi mësimor pothuasje në të gjithë qarkun e Korçës.Në Kukës temperaturat kanë shkuar deri në -6 gradë celcius ndërsa në rrugët e brendshme të këtij qyteti ka prezenca akulli.Në Rrugën e Kombit nuk ka pasur probleme në qarkullim pasi firma përgjegjëse ka ndërhyrë me 9 borëpastruese duke pastruar rrugën dhe duke hedhur kripe.Të gjitha akset nacionale janë të qarkullueshme ndërsa në pak akse nevojiten zinxhirë.Në akset rrugore që janë nën menaxhim të bashkisë Kukes mbetet i bllokuar fshati Lojme, disa fshatra të Njësive Administrative Gryke-Cajë, Kalis , Arren, Zapod e Topojan.Rruget kryesore të qytetit të Kukësit janë te gjitha te qarkullueshme. Në bashkinë Has të bllokuara janë fshatrat Kishaj, Domaj dhe Pogaj.Si pasojë e erërave të forta që kanë shoqëruar të gjithë qarkun Kukës janë dëmtuar shume shtylla dhe tela te transmetimit te energjise elektrike.Konkretisht, në Kukës pa energji elektrike janë fshatrat Buzmadhe, Gdheshte, Piste, Surroj , Turaj dhe Njesia Administrative Arren.Në Has pa energji janë fshatrat Domaj, Gjinaj dhe Fajzaj. Ndërsa në Tropojë janë fshatrat Visoc dhe Njesia Administrative Bytyc. Po punohet nga grupet e punës për riparimin e defekteve por erërat e forta e bëjnë të vështirë punën e specialisteve.Sa i takon emergjencave shëndetesore janë raportuar 2 raste në Zapod të Kukesit dhe Dobrun te Hasit ku të sëmurët janë transportuar me ambulancë drejt spitalit për të marre mjekim më të specializuar.Në të gjithe rajonin veri-lindor të vendit 5 shkolla të bashkisë Kukes kanë ndërprerë procesin mesimor. Mësimi është ndërprerë në shkollat e fshatrave Cajë, Buzmadhe, Resk , Zapod dhe fshati Fshat[caption id="attachment_658718" align="alignnone" width="640"]bore kukes njerez Ne foto: Bora në Kukës[/caption][caption id="attachment_658719" align="alignnone" width="640"]bulqize_ Ne foto: Bulqiza[/caption][caption id="attachment_658720" align="alignnone" width="640"]bulqize 1 Ne foto: Bulqiza[/caption][caption id="attachment_658717" align="alignnone" width="640"] Ne foto: Bora në Kukës[/caption][caption id="attachment_658714" align="alignnone" width="640"]kukes_bore Ne foto: Bora në Kukës[/caption][caption id="attachment_658712" align="alignnone" width="640"]kukes bore Ne foto: Bora në Kukës[/caption][caption id="attachment_658736" align="alignnone" width="640"]kukes shkolla Në foto: Shkollë në Kukës[/caption][caption id="attachment_658737" align="alignnone" width="640"]shkollekukes bore Në foto: Shkollë në Kukës[/caption]/Oranews.tv/