Sektori minerar vështirësi nga rënia e çmimit, urgjente ndërhyrja e qeverisë
Industria e mineraleve që është një ndër zërat më të rëndësishëm në buxhetin e shtetit po përballet me vështirësi të mëdha financiare si rezultat i rënies së çmimit të mineraleve në tregjet ndërkombëtare. Përfaqësues të investitorëve të minierave i kanë kërkuar qeverisë të marrë masa urgjente për t’i lehtësuar nga barra e taksave që nuk reflekton rënien e çmimit dhe për rrjedhojë e çon në prag falimentim këtë industri.Ulja e çmimit të mineraleve në tregjet ndërkombëtare është reflektuar edhe në sektorin minerar në Shqipëri, i cili po përballet me vështirësi serioze për ekzistencën e tij. Përfaqësues të këtij sektori i kërkuan sot Ministrit të Energjisë Damian Gjinkuri që qeveria të reagojë menjëherë për ta shpëtuar këtë sektor nga falimentimi për shkak se taksat dhe detyrimet ndaj shtetit nuk reflektojnë rënien e çmimit. Kërkohet ndërhyrje urgjente për të rishikuar rentën minerare, taksën e tokës në përdorim dhe taksën e mejdisit.Përparim Alikaj: Janë mbyllur disa, është mbyllur Beralbi për një vit të paktën, miniera e madhe e bakrit në Shqipëri. Janë mbyllur miniera të vogla të kromit, hekur-nikelit nuk ekspertojnë fare. Prandaj mendojmë që duhet të mblidhemi grupet e interesit sëbashku me ekspertët e Ministrisë, me shërbimin Gjeologjik dhe AKBN të gjejmë zgjidhje të cilat kënaqin edhe Qeverinë, edhe grupet e interesit.Rënia e eksporteve të mineraleve që zënë një përqindje të konsiderueshme në buxhetin e shtetit ka ardhur si pasojë e situatës ekonomike në Kinë. Ministri Gjiknuri u shfaq i vetëdijshëm për këtë krizë por u shpreh se buxheti i shteti është në vështirësi për të ardhura dhe ndoshta në Mars mund të merret ndonjë masë lehtësuese.Damian Gjiknuri: Të bëjmë çka është e mundur si Qeveri pa dëmtuar edhe interesat e shtetit. Normal që ka një pikëpamje, gjithmonë ka pasur një tendecë që të shikojmë edhe pjesën e të ardhurave për publikun, të ardhurat fiskale, të ardhurat për shtetin. Por ne nuk duam që kjo të vërë në diskutim industrinë minerare. Në fund të fundit pa prodhim minerar, nuk do të ketë dhe të ardhura.Qëllimi dhe roli i kësaj Ministrie është të nxisë industrinë minerare brenda atyre standarteve.Sektori minerar kërkon sa më parë ndërhyrjen lehtësuese dhe jo thjesht mirëkuptimin e qeverisë. Edhe te dhenat ne buxhetin e vitit 2015 tregojne se renta minerare ka rënë 7% duke krijur nje grope ne buxhet me 15 miliardë lekë. Por nëse nuk lehtësohen kompanitë e minierave zëri i tyre në buxhet do të ulet ndjeshëm dhe kompanitë mund të rrezikojnë vendet e punës për mijëra vetë që punojnë në këtë sektor