Fier, 30 metra larg qendrës rrugë të prishura dhe pa drita
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Janar 2016, 14:24
Vetëm 30 metra larg nga pedonalja kryesore e Fierit, por në rrugën "Ismet Dertliu" në lagjen "Liri", nuk ka ndriçim, mbizotëron balta dhe gropat. 300 familje detyrohen të kalojnë në këtë segment rreth 1 km të gjatë.Banorët thonë se prej të paktën 20 vitesh, nuk është vënë dorë për përmirësimin e infrastrukturës, ndërsa shtojnë se nëse nuk ndërhyhet do të nisin protestat."Nuk është bërë asnjë lloj investimi. Prej 30 vitesh nuk është ndryshuar asnjëherë"I kontaktuar kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi siguron se ka një projekt për këtë zonë, që do të konkretizohet brenda vitit.
/Oranews.tv/