PD dorëzon opinionin e ekspertëve për reformën në drejtësi me 42 kundërshtime
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Janar 2016, 15:27
Partia Demokratike ka dorëzuar pranë Komisionit parlamentar opinionet që do i bashkangjiten draftit të ekspertëve për në Venecia. Janë 42 kritika që ekspertët demokratë rezervojnë për draftin final, por ajo që dominon gjithë dokumentin është shqetësimi për kapjen politike të drejtësisë.Partia Demokratike i bashkangjiti draftit të ekspertëve opinionin e saj për reformën në drejtësi.Opinioni analitik, prej 73 faqesh me 42 kundërshtime të detajuara, në bazë ka instrumentat për të shmangur kapjen politike.Ekspertët argumentojnë se 3/5 e votave të anëtarëve të Kuvendit, ‘çimenton’ kapjen politike të sistemit.Që në krye të herës, në dokumentin analitik demokratët theksojnë se drafti i ekspertëve të nivelit të lartë është i njëanshëm.“Nisur nga situata aktuale politike në vend, si dhe nga historia parlamentare në Shqipëri, do të ishte një zgjidhje e përshtatshme, konstatimi që ka bërë vetë Komisioni i Venecias në një Opinion të tij, mbi kontrollin e ndërsjelltë midis pozitës dhe opozitës parlamentare, ku ka specifikuar se: “Komisioni i Venencias i qëndron mendimit se anëtarët që vijnë nga Parlamenti duhet të zgjidhen me shumicë prej 2/3 me një mekanizëm zhbllokues ose nëpërmjet një metode proporcionale që garanton që opozita të ketë influencë në përbërjen e Këshillit”.Në raportin e tyre ekspertët e Partisë Demokratike, kritikojnë parashikimet për ndërprejen e mandatit të funksionarëve të lartë në sistemin e drejtësisë.“Zëvendësimi i Prokurorit të Përgjithshëm nuk është domosdoshmërisht një çështje nevoje dhe mbajtja e Prokurorit të Përgjithshëm deri në skadimin e mandatit të tij do të ishte e pranueshme”.Ekspertët demokratë nuk bien dakort dhe mbi rolin e Presidentit në emërimin e gjyqtarëve.“Së pari, Presidentit të Republikës nuk i është njohur asnjë rol (qoftë edhe ceremonial apo rol për kundërshtimin e kandidatëve të papërshtatshëm) në rastin e emërimit të gjyqtarëve të shkallës së parë dhe të apelit. . Së dyti, edhe në rastin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, roli i Presidentit është ngushtuar së tepërmi. Ai tashmë ka vetëm të drejtën e vetos pezulluese”.Partia Demokratike në draftin e ekspertëve kritikon dhe mosreflektimin e Komisionit të Venecias për ngritjen e Gjykatës së Lartë Administrative, duke argumentuar se vetë ekspertiza europiane e 21 dhjetorit e ka kundërshtuar këtë institucion, për shkak se Shqipëria nuk i ka burimet e mjaftueshme njerëzore dhe financiare.Në raportin e hollësishëm, demokratët listojnë dhe shqetësimin se projekti final i heq Gjykatës Kushtetuese të drejën për të shqyrtuar reformën në drejtësi.Një pikë tjetër e pa pranuar për demokratët, është proçesi i rivlerësimit tërësor të gjyqësorit dhe të Prokurorisë.
Opinioni i PD për amendamentet kushtetuese