Kryebashkiaku me tone të ashpra: Jepni dorëheqjen nëse nuk pastroni rrugët
Kryetari i bashkisë Kukës, Bashkim Shehu në mbledhjen e Shtabit te Emergjencave iu është drejtuar prerë dhe me tone të ashpra Administratorëve të Njësive Vendore të cilët nuk kanë arritur të pastrojnë rrugët në zonat që kanë nën administrim.Shehu kërkoi që zyrtarët që nuk kanë pastruar rrugët e bllokuara të japin dorëheqjen.Bashkim Shehu, kreu i bashkise Kukes: Që jeni me firmë dhe me vulë kur ju merr sekretari i përgjithshëm do dilni në telefon dhe do të raportoni me e-maile dhe me gjithçka. Nuk jeni zotër ju të asaj Njësie Administrative. Do të thotë që do të raportoni për cdo problem. Nuk e di ku jeni mësuar jut ë fleni gjumë, të merr kryetari i bashkisë në telefon dhe fleni gjumë. Është hera e parë dhe e funidt. Nesër do të dal me vendime 3-4 nga shefat e njësive do të shkarkohen që ta dini që sot. Nuk më ka bërë vaki njerëz kaq të paaftë Reshjet e dendura të borës të shoqëruara edhe me stuhi kanë bllokuara shume fshatra te Njesive Administrative Gryke-Caje, Kalis, Arren Zapod dhe Topojan të menaxhuara nga bashkia e re e Kukesit e cila ka 13 Njësi Administrative në përgjegjësinë e saj.Sa i takon emergjencave shendetesore në Orgjost të Zapodit, ka pasur nje rast urgjence lindjeje, ku nena eshte transportuar me ambulance drejt maternitetit te Kukesit.
/Oranews.tv/