Gjiknuri: Situata ekonomike në Kinë ka prekur edhe industrinë minerare

Ministri i Industrisë dhe Energjisë, Damian Gjiknuri në një takim me bizneset e industrisë minerare, deklaroi se situata ekonomike në Kinë ka prekur edhe industrinë minerare duke ulur eksportin. Gjiknuri tha se industria minerare është një zë me rëndësi në prodhimin shqiptar, ndaj premtoi se në shkurt do të dilet me masa konkrete për të përmirësuar situatën.Gjiknuri: E cila ka qenë thithësi kryesor i eksporteve shqiptare  të kromit pra flas pjesën e papërpunuar. Kina ka pasur një rënie ekonomike këto dy vitet e fundit dhe kjo ka bërë që të ketë një kerkëse shumë të ulët për kromin. Pasojat po ndihen edhe në tregun shqiptar. Ju jeni shumë të informuar dhe jeni realisht në një farë mënyre të afektuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga rënia e çmimeve ndërkombëtare, gjë që ka vënë në diskutim edhe mbarëvajtjen e industrisë minerare. Qëllimi i ministrisë kjo është që të hapë një diskutim me ju pasi ne duam të ndëramrrim disa iniciativa që tju vijmë në ndihmë dhe këti jam në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Financave.damian gjiknuri