Irani kundërshton sanksionet e vendosura për testimin e raketave balistike

Kur dukej se me respektimin e marrëveshjes për të hequr dorë nga programi bërthamor kishte çelur një epokë e re bashkëpunimi midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, diplomacia e dy vendeve ka nisur sërisht të përplaset në distancë.Sanksionet e reja të vendosura nga Washingtoni ndaj Teheranit, për testimin e një modeli rraketash balistike, ka nxitur sërisht keqkuptime midis palëve.Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Hossein Jaber Ansari, gjatë një prononcimi për mediat deklaroi se Amerika nuk ka as të drejtë morale dhe as ligjore për të vendosur sanksione për këtë test të kryer. Sipas tij, qëllimi i Iranit nuk është që t'i mbushë këto raketa me bomba bërthamore.Megjithatë, nuk kanë qënë të këtij mendimi zyrtarët e Pentagonit, të cilët dyshojnë se Teherani mund t'i rikthehet sërisht ambicieve për zotërimin e armëve të shkatërrimit në masë.Për mediat ka folur edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama, i cili gjatë fjalës së tij nënvijëzoi se Irani nuk do të mundet kurrë që t'i vendosë duart mbi një bombë bërthamore.Sanksionet e reja të vendosura ndalojnë 11 entitete dhe individë iranianë që të përdorin sistemin bankar amerikan.