Serbia në zgjedhje, qeveria: Nuk do pengohen proceset integruese dhe investimet
Një ditës pas deklaratës së Kryeminsitrit, Aleksandër Vuçiç, i cili komunikoi se Serbia do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme, partitë politike serbe kanë nisur përgatitjet edhe pse ende nuk ka një datë.Zëvendës-kryeminsitria e vendit, Zorana Mihajlovic zyrtare e lartë e partisë serbe progresiste të Vuçiç, ka deklaruar se procesi zgjedhor nuk do t'i ngadalësojë projektet madhore në infrastrukturë dhe në energjitikë me Kinën dhe Bashkimin Europian.Mihajlovic nënvizoi se projektet e miratuara nuk lidhen drejtpërdrejt me qeverinë, por me njerëzit të cilët janë përcaktuar për implementimin e tyre.ZëvendKryeministria Mihajlovic ishte në faqet kryesore të mediave ditët e fundit pas një përplasje që pati me homologun e saj rus, Dmitry Rogozin, gjatë vizitës së tij të fundit në Beograd. Përfaqësuesi i Kremlinit lëshoi mesazhe kundër antarsimit të Serbisë në Bashkimin Europian.Por një ditë pas kësaj deklarate, zëvendës kryemisnitrja Mihajlovic reagoi duke u shprehur se Rogozin duhet të merret me punët e shtetit të tij dhe jo të ndërhyjë në cështjet e brendshme të Serbisë. Gjatë vizitës së tij, zëvendës kryeministri rus premtoi mbështetje në armatime për Beogradin. Serbia i celi negociatat për antarsimin në Bashkimin Europian afro një muaj më parë, por Rusia nuk e shikon me sy të mirë afrimin e Beogradit me unionin./Oranews.tv/