Trafiku i armëve nga liqeni i Shkodrës, Çako: Filma me regji, s'i komentoj
“Film artistik, me skenar të realizuar në studio dhe që nuk përkon me realitetin”.Kështu e përkufizoi numri një i policisë së shtetit Haki Çako videon e shfaqur nga televizioni Italian Rai, mbi trafikimin e armëve përmes liqenit të Shkodres, e që më pas përfundojnë në duart e luftëtarëve të “ISIS”. Të njëjtës linjë, Çako i qëndroi edhe shkrimit të “Daily mirror” se droga e Lazaratit financon terrorizmin.Haki Çako: Nuk kam një koment për filma artistikë. Jeni koshientë që skenarë të tillë të realizuar nëpër studio qofshin këto televizive private apo redaksi gazetash nuk përkojnë absolutisht me realitetin shqiptar.Nga Shkodra për herë të parë, Drejtori i Përgjithshëm i policisë së shtetit ka dhënë përgjigje të prera për disa nga ngjarjet që kanë patur vemendjen maksimale të ditëve të fundit në vend. Ai e quajti domosdoshmëri reformën në drejtësi, pasi shumë ngjarje kriminale po rishfaqen për shkak të mos ndëshkimit.Haki Çako: "Çako pranon se në fillim të vitit ka pasur një intensitet të shtuar të ngjarjeve si aksidentale por dhe kriminale. Policia është e angazhuar për të zbuluar këto grupe kriminale. Ne po i hetojmë me intensitet dhe shumë shpejt do vihen para ligjit"Edhe për ngjarjet e rënda kriminale që janë pezulluar, Çako paralajmëroi rihapje të këtyre dosjeve, ndërsa për këtë qëllim është krijuar edhe një strukturë e veçantë në policinë e shtetit që do të merret me këtë punë.Haki Çako: "Ne po analizojmë rast pas rasti. Kryesisht ngjarje të rënda kriminale që janë pezulluar"Deklaratat numri një i policisë së shtetit i bëri pas analizës së punës të drejtorisë së policisë qarku Shkoder./Oranews.tv/