Moti i ftohtë dhe me ngrica, në Bulqizë termometri shënoi -15 °C

Reshjet e borës kanë pushuar, problem mbeten ngricat dhe akulli i krijuar për shkak të temperaturave të ulëta.Në qarkun e Dibrës në 12 orët e fundit termometri ka shënuar -15 grade celcius në Bulqizë.Njësitë administrative të Lurës, Kalaja e Dodës , Reçi dhe Arras janë të izoluara për shkak të trashësisë së borës që shkon deri në 70-80 cm, ndërkohë që ka edhe shembje në rrugë.Në Bulqizë, disa fshatra të njësive Ostren Trebisht, Zerçan dhe Martanesh janë të bllokuara nga bora.Qyteti është i pushtuar nga akulli duke u rrezikuar dhe jetën qytetarëve të cilët thonë se bashkia nuk ka marrë asnjë masë.Rrugët nacionale janë të kalueshme, ndërsa problem mbetet aksi Qafë - Bualli - Bulqizë ku ka prezencë të madhe të akullit.Në Kukës akset nacionale përfshirë edhe Rrugën e Kombit janë të kalueshme dhe rekomendohet përdorimi i zinxhirëve. Në Bashkinë Kukës mbetet i bllokuar fshati Lojme, fshatrat e Njësisë Administrative Grykë-Çaj, Kalis, Arrën e një pjesë e Njësinë Administrative Zapod e Topojan, të cilat kanë edhe mungesë energjie.Në Qarkun e Lezhës, Rruga e Kombit nga Miloti në Kalimash vijon të jetë e hapur dhe lëvizja e mjetëve bëhet pa zinxhirë. Prej 24 orësh firma kontraktuese që mirëmban këtë segmend rrugor është vënë në gatishmeri të plotë.Gjashtë borëpastruese, mjetet dhe personeli janë në terren për të siguruar lëvizjen përgjatë këtij aksi rrugor, ku gjatë gjithë kohës po hidhet kripë për të shmangur krijimin e akullit.Në Mirditë, ndonëse ka pasur reshje intensive bore nuk ka asnjë zonë të bllokuar.Në Qarkun e Shkodrës, qarkullohet me zinxhirë në të gjtiha akset kombëtare dhe rurale për shkak të prezencës së akullit në rrugë, krijuar nga temperaturat e ulëta. Vetëm segmenti rrugor Bardhet - Iballë vazhdon të jetë i bllokuar.Në qarkun e Elbasanit nga rritja e prurjeve te lumit Devoll qarkullimi i automjeteve për në Gramsh nuk bëhet nga aksi rrugor Banjë -Gramsh por nga segmenti Llixha-Gramsh.Në qarkun e Korçës në disa segmente qarkullimi bëhet me zinxhirë për shkak të borës dhe ngricave. Vështirësi ka patur në aksin Korçë - Voskopojë , ndërkohë që është hapur rruga në panarit. Aktualisht 5 fshatra të Mokrës janë të izoluar nga bora dhe janë edhe pa energji elektrike.Në qytetin e Korçës vërehet prezencë e theksuar bore, ndonëse është kriposur rruga që në orët e para të mëngjesit./Oranews.tv/