Debati i demokratëve, Sanders vendos Clinton në pozita mbrojtëse
Një debat thuajse personal. Kështu e kanë cilësuar ekspertët debatin më të fundit të kandidatëve demokratë në garën presidenciale Hilary Klinton dhe Bernie Sanders.Ish-Sekretarja e Shtetit ishte ajo që e nisi betejën e ashpër thënë se rivali i saj po tregohej shumë i butë në qëndrimin e tij ndaj çështjes shumë të debatuar të armëve. Megjithatë, Sanders u tregua i vendosur në kundërpërgjigje, teksa nënvijëzoi se ai do të bëjë maksimumin për t'i mbajtur armët larg personave të gabuar.Më pas, ai nisi një ofensivë të gjatë ndaj Klinton duke e akuzuar atë si përgjegjësien kryesore të krizës. Sipas tij, ish-sekretarja e Shtetit, kishte në dorë institucionet kryesore ekonomike në vitin 2008. Gjatë debatit, Sanders vuri në dukje rritjen e tij në sondazhe, duke thënë se kur gara nisi, rivalja e tij gëzonte një epërsi të konsiderueshme. Të dy kandidatët ranë dakord për një sërë cështjesh sa i përket politikave të jashtëme, ku mbështetën vendimin e Presidentit Obama për të mos dërguar trupa toksore në Siri si dhe për të përmirësuar marrëdhëniet me Iranin.Një moment interesant në debat ishte kur Klinton u pyet për marrëdhënien e saj me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Ish-sekretarja e shtetit hezitoi për një moment dhe më pas i cilësoi relatat me liderin e Kremlinit si "interesante". Megjithatë ajo shtoi se Putin është një politikan provokues dhe se nuk do t'a kishte problem që të përballej me të.