Basha: PD- LSI asnjë afrim, e përshendet për reformën në drejtësi

Përballë artikulimit të ditëve të fundit për një aleancë të mundshme mes Partisë Demorkatike në opozitë dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në qeverisje, kryetari i opozitës Lulzim Basha, shuan çdo hamendje për një afrim politik mes dy partive. Ajo që forcoi këto dyshime ditët e fundit ishin qëndrimet e përafërta për reformën në drejtësi, për të cilën LSI mori falenderimin e kryetarit demokrat, por kjo nuk e ka zbutur aspak qëndrimin e demokratëve për koalicionin Rama-Meta, të cilin e shikon si një kundërshtar të fortë qe duhet larguar nga qeverisja.Tirane- Qëndrimet pothuajse të njëta me Lëvizjen Socialiste Për Integrim, për reformën në drejtësi,  kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha,  tha se se nuk  duhet lexuar si afrim i të dy partive njëra në qeveri dhe tjetra në opozitë. Zoti Basha përjashtoi çdo aleancë me LSI edhe pse gjeti rastin ta falenderojë për qëndrimin ndaj reformës në drejtësi. Basha: Këtu merr përgjigje edhe fushata primitive, sigurisht e instrumentalizuar sigurisht,  rreth të ashtuquajturit afrim të PD-së me LSI, meqenëse kjo e  fundit ka refuzuar, ashtu si dhe ne, draftin e njëanshëm të Ramës, dhe po kërkon konsensus dhe përfshirjen e opozitës. Ne e përshëndesim këtë qëndrim të LSI-së. Do të donim që PS të vinte sa më shpejt te i njëjti qëndrim  si  rrugëzgjidhja e vetme për t’i hapur  rrugë reformës. Të përqafojmë konsensusin, siç bëmë me ligjin e dekriminalzimit. Kjo është një vlerë e kulturës moderne politike. Por kjo nuk do të thotë zhdukje e dallimeve politike e aq më pak pazar.Kryetari i Opozitës, edhe pse sheh tek LSI një vlerë politike, nuk sheh tek ajo një parti opozitare pasi kryeparlamentari  Meta dhe Kryeministri Edi Rama nuk kanë mosmarrëveshje parimore por pazare për ndarjen e pushtetit.Lulzim Basha: "Rama dhe Meta, kanë mosmarrëveshjet e luftës së tyre brenda llojit, në kuadrin e rivalitetit për ndarjen dhe konservimin e llokmave të pushtetit. Mosmarrëveshjet e tyre nuk kanë qenë dhe nuk janë parimore, pavarësisht veshjes së jashtme. Ata kanë treguar se merren vesh në çast, pra i bashkojnë numrat, sapo ua kërkojnë interesat e tyre, që i mbivendosen sistematikisht interesit publik.Zoti Basha,  tha se  Partia Demokratike, do të jetë  përballë qeverisë Rama Meta, dhe se aleancën e sheh vetëm me koalicionin e gjerë të qytetarëve.Lulzim Basha: Sa i takon zgjedhjeve Partia Demokratike është përgatitur, po përgatitet dhe do të  të konkurrojë përballë dyshes Rama-Meta  në aleancën me të gjerë  të mundshme me elektoratin shqiptar, me partitë politike dhe faktorët e opozitarimit pa përjashtim.Rama-Meta janë qeveria, ne jemi opozita.Ata janë oligarkia, ne jemi demokraciaAta janë  dështimi, ne jemi alternativa.Ata janë fundi i kazanit të tranzicionit, ne jemi demokracia e re, demokracia normale e vlerave Europiane.Kryetari demokrat vijon të ngulmojë tek konsensusi për reformën në drejtësi bazuar në rekomandimet e Venecias.Opozita është në fazat e përmbylljes së programit qeverisës, qe mundëson sipas demokrateve  zhvillim ekonomik, punësim dhe lehtësira fiskale për biznesin.