Rrëzohet rezoluta e PD për heqjen e dekoratave të persekutorëve
Sot nis punimet sesioni i gjashtë i Kuvendit të Shqipërisë i paraprirë nga mbedhja e Konferencës së Kryetarëve, e cila nuk prodhoi dakordësi për të bërë pjesë së punimeve 3 javore, kërkesën e PD për rezolutë për heqjen e dekoratave për personat që kanë bashkëpunuar me sigurimin e shtetit. Kreu i grupit parlmentar PD, Edi Paloka, tha se PD do të ridpozitojë së shpejti kërkesën. Ndërkohë, Paloka tha se opzotia ka gati emrat e saj për komisonin e posaçëm për reformën zgjedhore, ku bashkëkryetar do të jetë Oerd Bylykbashi.Që në mbledhjen e parë të Konferencës së Kryetarëve për këtë sesion të ri parlamentar, politika ka dështuar të arrijë dakordësi për kalendarin tre javor të punimeve.Një nga çështjet me të nxehta të diskutimeve parlamentare, trashëguar nga sesioni i shkuar, është heqja e dekoratave për personat që kanë qenë persekutorë ne regjimin komunist. PD, depozitoi një rezolute për të dënuar dhënien e këtyre dekoratave, por Konferenca ka rrëzuar kërkesën me argumentin se nuk është depozituar zyrtarisht në Kuvend.Paloka: Nuk ishte parashikuar që të futej rezoluta e PD për heqjen e dekoratave për ish-kriminelët e nomeklaturës komuniste. Ata edhe njëherë e justifikuan me faktin se është PS që ka paraqitur një projektligj, por për ne ai pr/ligj nuk i përfshin të gjitha kërkesat e rezolutës tonë. Sidoqoftë përderisa është një rezolutë e paraqitur prej nesh duhej të votohej seancën e kaluar. Na u nxor si shkak se gjoja nuk ishte paraqitur zyrtarisht, sidoqoftë ne do të bëjmë edhë njerë kërkesën, do ta paraqesim këtë rezolutë që sot në administratën e Kuvendit dhe presim të votohet.Por ky sesion i ri parlamentar, do të ketë një axhendë intensive edhe me komisionet e posaçme. Veç reformës në drejtësi dhe dekriminalizmit, Parlamenti i kishte dhënë udhë edhe komisonit të posaçëm për reformën zgjedhore. Demokratët, i kanë gati emrat e tyrePaloka: Aty ka mbetur të paraqesim vetëm emrat, emrat tonë janë gati. Ne kemi në komision si bashkëkryetar Zotin Bylykbashi, anëtarë do të jenë zoti Ristani, Strazimiri, Halimi dhe një anëtar i takon PR.Tashmë, mbetet që edhe shumica të plotësojë anëtarët e saj në komison, për të nisur punën për ndryshimet ne Kodin Elektoral./Oranews.tv/