Ngricë në zonat e thella, Rruga e Kombit e hapur

Në qarkun e Lezhës, Rruga e Kombit qarkullohet pa probleme, pasi 6 mjete borëpastruese prej 24 orësh janë në terren pa ndërprerje. Problem me ngricat për shkak të uljes së temperaturave, konstatohet në rrugët rurale në zonat e thella të Mirditës.Në zonen e Mirdites, ndonëse ka pasur reshje intensive bore nuk ka asnjë zonë të bllokuar. Rruga e Kombit nga Miloti në Kalimash vijon e hapur dhe lëvizja e mjetëve bëhet pa zinxhirë. Prej 24 orësh firma kontraktuese që mirëmban këtë segmend rrugor është vënë në gatishmeri të plotë.6 borëpastruese, mjetet dhe personeli janë në terren për të siguruar lëvizjen përgjatë këtij aksi rrugor, ku gjatë gjithë kohës po hidhet kripë për të shmangur krijimin e akullit.Aktualisht reshjet e bores në të gjithë territorin e Qarkut të Lezhës janë ndërprerë, por problem mbeten ngricat në zonat e thella për shkak të temperaturave të ulëta.lezhe/Oranews.tv/