Referendum? Manjani: Në fillim dialog politik, standardi ynë është konsensus
A duhet të shkojmë në një referendum për reformën në drejtësi e cila parashikon dhe ndryshimet kushtetuese?Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se në fillim është e rëndësishme një proces konsultimesh dhe debate politike nga i cili mund të dalë një produkt i mirë.Nga Elbasani ku zhvilloi një takim me studentët e Universitetit të Elbasanit, paraditen e sotme, Manjani tha se është momenti për të na shqetësuar cilësia, pasi shkaku pse shteti dhe sistemi gjyqësore ndodhet në këtë pikë janë pikërisht ndryshimet kushtetuese. Në 18 vjet janë bërë 4 herë ndryshime kushtetuese ndërsa po përgatitemi për të pestën herë.Ylli Manjani: Sa i takon referendumit, nuk është mjet kërcënues por mjet publik politik kushtetues që i shërben çertifikimit të një produkti por para se të vemi atje e rëndësishme është të kemi një proces konsultimesh dhe debate politik të frytshëm, sepse ka shumë gjasë që nga ky debat të dalë një produkt shumë më i mirë.Reforma në drejtësi nuk mbaron me ndryshimet kushtetuese por fillon aty. Duhen patjetër disa ndryshime kushtetuese për të cilën duhet debat politik dhe publik për të arritur më të mirën, më pas të fillojmë të hartojmë dhe miratojmë ligjet në zbatim sepse janë shumë. Nuk ka për të qenë kaq e thjeshtë. Nuk shoh ndonjë presion kohe sepse pas kaq shumë vitesh e shumë ndërhyrjesh në sistemin e drejtësisë është momenti të na shqetësojë kualiteti. Kërkesa jonë dhe standardi ynë i të bërit politikë është konsensusi. Nuk e ka shpikur LSI por është një standard i shoqërisë demokratike. Reformat e shtetit duan konsensus serioz të sinqertë e të bazuar mbi standardet. Raportet e Komisionit të Venecias janë shumë të qarta. Ne mund të ndërtojmë një dialog politik shumë të frytësh mbi këto parime. Nuk shoh që të kemi ndasi me asnjë parti politike
/Oranews.tv/