Zonat e thella të sigurohen me ilaçe e ushqime, apeli drejtuar shtetit dhe banorëve

Shërbimet Meteorologjike shqiptare dhe ato europiane kanë paralajmëruar në ditët e ardhshme një mot shumë të ftohtë dhe reshje të dendura bore të cilat në zonat e thella malore mund të shoqërohen dhe me bllokim të rrugëve. Në ditët në vijim pritet të ketë ulje të temperaturave nga -6 deri në -17 gradë Celcius.Prandaj Drejtori i Emergjencave Civile Shemsi Prençi ka dy apele për të përballuar situatënApeli i parë drejtohet strukturave shtetërore për të marrë masa për të krijuar rezerva, si dhe Drejtoritë e Shërbimeve Shëndetësore duhet të furnizojnë me paketën më të domosdoshme të shërbimit mjekësor qendrat mjekësore që ndodhen në këto zona.Apeli i dytë i drejtohet kompanive të kontraktuara për të mbajtur hapur rrugët ndërsa familjet që jetojnë në zonat e thella malore të sigurojnë rezerva ushqimore.Shemsi Prençi: Në ditët  në vijim kur temperaturat pritet të ulen edhe më ndjeshëm, sidomos në zonat e veriut mund të nisin të shfaqen dhe problemet me mungesën e ushqimit të bagëtive, për njerëzit që janë në nevojë. Drejtoritë e Shërbimeve Shëndetësore duhet të dërgojnë paketat e ndihmës së shpejtë në të gjitha fshatrat e Shqipërisë sidomos në zonat e thella malore që ndihmësmjekët të kenë paketën më të domosdoshme të shërbimit mjekësor dhe qytetarët të marrin masa për të krijuar rezerva ushqimore në koncentrat për bagëtitë pasi shërbimet meteorologjike shqiptare dhe europiane kanë parashikuar një mot në ditët në vijim shumë të ftohtë. Mund të bllokohen rrugët në zonat e thella dhe duhet me patjetër të krijojnë rezerva jo vetëm  nga strukturat shtetërore por dhe nga kompanitë të cilët kanë për detyrë të mbajnë të hapura rrugët.Prononcimi u bë paraditen e sotme në emisionin "Ditë e Re" në Ora News.prenci/Oranews.tv/