Kodiku i shekullit XV në Londër: Në oborrin e Skënderbeut luhej muzikë flaminge

Në një kodik të shekullit XV që ruhet në Londër, flitet për një muzikant venedikas i cili luan muzikë flaminge në oborrin e Kastriotit në ”Lesha”.“Për këtë paguhet shumë mirë nga oborri arbër” thuhet në kodikun  që i përket gjysmës së dytë të shekullit XV.Lajmi erdhi në ditën e përvjetorit të ikjes së Skënderbeut, 17 janar 2016, nga studiuesi arbëresh Matteo Mandala.Përmes një postimi në facebook Mandala informoi dje  për lajmin që ishte përcjellë nga një mik i tij, muzikologu italian, Ivano Cavallini."Trombetisti venecian i quajtur Xorxi (Giorgio/ Gjergj) kishte patur nderin të performonte muzikë flaminge në oborrin mbreteror të Gjergj Kastriotit në Lezhë (ne versionin anglez emri i qytetit eshte transkriptuar "Lesha"). “Duhet se koncerti pati sukses dhe muzikanti saktëson se kishte marrë nga princi shqiptar një shumë të madhe parash, të cilën nuk e kishte marrë asnjëherë deri tani. Kësisoj, përveçse një strateg dhe organizator i jetës sociale, frymëzues i marrëdhënieve diplomatike, ishte edhe një kultivues i muzikës dhe organizonte koncerte në Lezhën e tij Një lajm shumë i bukur në ditën përkujtimore të tij” shkruan Mandalamateo 526x297-0Mt/Oranews.tv/