Panariti kërkon ndërhyrjen e BE për bllokimin e eksporteve nga vendet fqinje

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti gjatë qëndrimit të tij në Gjermani, në kuadrin e Forumit Botëror të Bujqësisë u takua me Ministrin Gjerman të Bujqësisē dhe Ushqimit, Christian Schmidt dhe me Komisionerin e Lartë Europian te Bujqësisë, Phil Hogan.Ministri Panariti i informoi të dy personalitetet për zhvillimet e bujqësisë dhe progresin e kryer në drejtim të zbatimit të detyrimeve që rrjedhin nga kapitujt 11 dhe 12, si pjesë e procesit të integrimit të sektorit në BE.Ministri Panariti kërkoi mbështetje në rritje për bujqësinë, nisur nga zhvillimi i dukshëm i sektorit gjatë 2015 ku eksportet bujqësore u rriten me mbi 40%.Ministri Panariti, parashtroi para dy personaliteteve shqetësimin e bllokimit herë pas here tē eksporteve bujqësore nga vendet fqinj dhe kērkoi ndihmen e BE dhe vendeve të rajonit për zgjidhjen e kësaj situate.Ministri i Bujqësisë së Gjermanisë  Christian Schmidt, njoftoi Ministrin Panariti për një vizitë të tij të afërt në Shqipëri.