Artisti japonez sjell Instalacionin "Reja" në Tiranë

Bashkia e Tiranës ka nisur punën për instalimin e një prej veprave më të njohura të instilacionit të artit publik "Reja" ideuar nga artisti japonez, Sou Fujimoto, përpara Galerisë së Arteve"Reja" ka një sipërfaqe rreth 541 metra katrorë dhe lartësia maksimale shkon deri në 7 metra.Kryebashkiaku Erjon Veliaj asistoi në nisjen e punimeve për vendosjen e instalacionit dhe theksoi se ardhja e kësaj vepre hap siparin e një viti kalendarik të mbushur me aktivitete ku në hapësirat publike instalohet arti modernVeliaj: Më vjen mirë që në një ditë me re, instalacioni që prezantojmë sot quhet “Reja” dhe në fakt është një metaforë edhe e motit, por mbi të gjitha është një kryevepër botërore, e cila transferohet në Tiranë e huazuar nga Galeria “Serpentine” në Londër”Kryetari Veliaj theksoi se për shkak të buxhetit të limituar bashkia e kishte të pamundur përballimin e kostove për vendosjen e instalacionit:Veliaj: Në pamundësi për të çuar gjithë Tiranën në Londër, në fakt po sjellim një pjesë të Londrës në Tiranë. Por, me buxhetin e limituar të Bashkisë së Tiranës, ne e kishim të pamundur të përballonim qoftë edhe qiranë apo punimet për instalacione të tilla, ndaj i jam shumë mirënjohës znj. Maya Hoffman dhe fondacionit “Luma” në Zvicër dhe Francë, të cilët kanë përballuar të gjitha kostot, si të transportit, të instalimit dhe të siguracionit”Instalacioni është vendosur në Londër në vitin 2013 dhe është vizituar nga miliona banorë të Anglisë.d8bf4a75-7f9d-42d4-81e7-5b4180aa33b3796d458a-b083-4242-bbd9-71540a86e463