Në Rrugën e Kombit, pas ndërhyrjeve mjetet qarkullojnë normalisht

Rruga e Kombit është zhbllokuar tërësisht falë ndërhyrjes së borëpastrueseve në këtë aks kombëtar. Megjithatë drejtuesit e mjeteve apelohen të bëjnë kujdes, edhe për shkak të rrëshqitjeve të dheut. Ndërkohë, Rrugën e Kombit e Inspektoi edhe Ministri i Transporteve Haxhinasto, i cili garantoi edhe masat për të shmangur aksidentet.Qarkullimi i atomjeteve në Rrugën e Kombit vijon normalisht pas ndërhyrjeve me mjete borëpastruese për të bërë lirimin e disa akseve të bllokuara nga dëbora.Nga segmenti Milot deri Kukës makineritët punuan duke pastruar dëborën dhe duke hedhur kripë e skorje.Drejtori standarteve pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, Spartak Targa, pasi ka inspektuar gjendjen e Rrugës së Kombit, apeloi drejtuesit e automjeteve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes së tyre për shkak të rrëshqitjeve nga shirat e shumtë gjatë 24 orëve.Spartak Targa: Situata është normale dhe në veçanti akset rrugore që administrohen në rajonin e veriut me problematikën që kanë situata është e lehtë dhe e kalueshme.Drejtuesit e automjeteve duhet të marrin masa të paktën me gomat e dimrit sui dhe me zinxhirët që duhet ti kenë për çdo rast që mund të paraqitet. Kontraktorët janë në kryen të detyrës, aknë marrë masat si me borëpastrueset, si me rezervat e kripës.Të shtunën në mbrëmje Ministri i Transporteve ka inspektuar Rrugën e Kombit në zonën e Kurbinit për shkak të vërshimit të lumit Mat.Edmond Haxhinasto: Jo vetëm këtu por edhe në disa pika të tjera ku ka pasur probleme serioze me rrugën, Autoriteti Rrugor Shqiptar, është duke bërë projektin përkatës dhe do të ndërhyhet me investime afatëgjata, por sigurisht në këto momente është e domosdoshme që të kontrollohen këto pika siç është kjo pikë këtu në Skuraj në segmentin Milot-RrëshenPër të evituar më tej gërryerjen e lumit, mjetet e ushtrisë kanë hedhur inerte dhe gurë në pjeset më problematike.