Çmimi i naftës rënie me 5 lekë në tregun vendas, arrin 156 lekë/litër, flasin ekspertët
Çmimi i naftës ka pësuar një tjetër rënie me 5 lekë për litër në tregun tonë të karburanteve, ndërsa në bursa kuotat e arit të zi kanë prekur 30 dollarë për fuçi, niveli më i ulët i dekadës së fundit. Në pikat e shitjes me pakicë, nafta ka zbritur në 157 lekë për litër, ndërsa benzina në 158 lekë për litër.Në total, çmimi i naftës në Shqipëri ka rënë me 10 lekë që kur ka nisur ulja drastike në tregjet botërore. Ekspertët dhe operatorët e tregut shpjegojnë se taksat e larta janë arsyeja kryesore që nuk lejojnë uljen më të ndjeshme të çmimeve.Vladimir Puka, ekspert për karburantet: Taksa e qarkullimit, taksa e karbonit dhe ajo pjesë që shkon për markimin janë fikse, ato shkojnë rreth 66-67 lek për liter dhe nuk ndryshojnë. Mbi këto është dhe pjesa e Tvsh-së. Tvsh-ja që gjithmonë është e ndryshueshme kur është çmimi i lartë, tvsh-ja është më e lartë, dhe kur është tvsh-ja poshtë çmimë është më poshtë. Shteti nuk është i interesuar të uli pjesën e taksave për arsye të informacit që kemi për pjesën e buxhetit.Ekspertët shpjegojnë githashtu se në shqipëri mungon një bazë të dhënash për karburantet, nëpërmjet të cilave të analizohet sesa e reflekton tregu vëndas uljen e çmimeve.Vladimir Puka, ekspert për karburantet: Në qoftë se do të kishte mekanizma dhe metodologji për të marrë informacionin transparent nga shoqëritë kryesore të naftës, ato që kanë, le të themi në tregun Shqipëtar rreth 400 stacione të shitjes me pakicë, do kishte një informacion dhe një database, e cila do të kontrollonte se sa janë në një moment çmimet. Atëhere ne mund të shikonim se si variojnë këto çmime në raport me bursat ndërkombëtare. Këtë gjë e bëjnë shtetet e tjera.Në dy vitet e fundit, çmimi i naftës në bursat botërore ka rënë me mbi 92 dollarë, ndërsa në Shqipëri, rënia vlerësohet në vetëm 33 lekë, duke përfshirë uljen e fundit./Oranews.tv/