Kosovë, 19 aksidente në 24 orë, policia apelon për kujdes

Moti i keq dhe temperaturat e ulta në Kosovë kanë bërë që vetëm gjatë 24 orëve të fundit të regjistrohen 79 aksidente.Si pasojë, 22 persona kanë pësuar dëmtime fizike, por fatmirësisht, asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën.Policia ka bërë thirrje që drejtuesit e automjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore si dhe t'iu përshtaten kushteve atmosferike.Një prej aksidenteve më të rrezikshme u regjistrua në Prizren, ku si pasojë e shpejtësisë së lartë, tre makina janë përplasur mes tyre, duke dalë edhe nga rruga.Makinat kishin me targa vendase dhe të tre drejtuesit ishin meshkuj, Një prej tyre gjendet ende në spital, duke marrë trajtimin e nevojshëm shëndetsor.Ndërkohë, një rast edhe më i rrezikshëm është regjistruar në fshatin Stanoc të Vushtrisë, ku një person, si pasojë e pakujdesisë dhe mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, ka goditur një kalimtare.Fatmirësisht, incidenti ka kaluar pa pasoja tragjike, ndërkohë që i dyshuari është shpallur në kërkim./Oranews.tv/