Shkurtimet në spitale, PD akuza Ministrit Beqaj
Partia Demokratike ka akuzuar sërish Ministrin Beqaj se po bën shkurtime të stafit mjekësor për t’i zëvendësuar ata me militantë politikë. Nga Mirdita deputetja demokrate Albina Deda thotë se nga nga spitali i këtij rrethi po paguhen edhe personat që nuk punojnë aty. Akuzat e demokratëve janë hedhur poshtë nga drejtori i këtij spitali.Nga Mirdita Partia Demokratike akuzon sërish ministrin Beqaj se reforma në spitalet rajonale dhe bashkiake është thjesht një justifikim për të larguar profesionistët nga sistemi i shëndetësisë e për t’i zvëndësuar ata nga militantë politikë.Albina Deda: "Këtu i gjithë personeli është mjaft i përkushtuar. Por vendimi i fundit është një vendim që hap plagë sociale në zonë. Unë i bëj apel Ministrit Beqja, është në kohë që ta kthejë vendimin. Unë do ta kontestoj edhe në seancën e parë Parlamentare ditën e Enjte. Ka persona të cilët kanë mbushur moshen e pensionit, dhe sot paguhen nga Drejtoria e Spitalit. Ka edhe persona që sot nuk janë në Shqipëri dhe paguhen nga Drejtoria e Spitalit."Sipas Partisë Demokratike 29 është numri i personelit të bluzave të bardha që do të lënë detyrën e tyre në spitalin e Mirditës.I kontaktuar në telefon nga Ora News, drejtori i këtij spitali Lekë Reci,hodhi poshtë akuzat e demokrates Deda ndërsa tha se për largimet nga puna po përdoren kritere bazë mungesë profesionalizmi dhe fryerje të strukturës.Gjithashtu Drejtori i spitalit tha se nuk paguhet personeli që nuk ushtron detyrën në këtë institucion spitalor. /Oranews.tv/