Grabit dyqanin e celularëve tek "Ali Demi", autori plagosi dhe shitësin
Arrestohet autori i grabitjes së një dyqani celularësh në rrugën “Ali Demi” në Tiranë.Policia ka identifikuar dhe prangosur si autor të vjedhjes me maskë Fatjon Bregun.21 vjeçari ka ushtruar dhunë dhe plagosio me thikë dhe shitësin e dqanit, shtetasin B.SH, 31 vjeç.Autori ka grabitur shumën prej 10 000 lekësh të xhiros së këtij dyqani.Sot policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë autorin. “Në datën 17.01.2016, është berë e mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar i cili rezultoi të jetë shtetasi : Fatjon Bregu, 21 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Nga kontrrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruar në cilësinë e provës materiale, arma (thikë) me të cilën kishte realizuar këtë vjedhje, teshat që kishte veshur, dorezat si dhe shalli e kapuci me te cilat kishte mundur te maskohej gjatë realizimit të vjedhjes" informon policiaGjithashtu u bë e mundur dhe sekuestrimi i një sasie nga shuma e lekëve të vjedhura. Materialet proceduriale do i refereohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të “Vjedhje me dhunë ”, “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta” si dhe “Plagosje e lehtë“ (Neni 139. 279 dhe 89 i K.Penal)
/Oranews.tv/