Furgoni me studentë del nga rruga në aksin Pukë- Shkodër
Një furgon me studentë nga rrethi i Pukës që ndjekin studimet në universitetin “Luigj Gurakuqi”, ka humbur kontrollin si pasojë e ngricave dhe dëborës, duke dalë nga rruga në fshatin Kçirë, pjesë e segmentit rrugor Pukë – Shkoder.Mjeti ka përfunduar pak metra poshtë rrugës, por fatmirësisht pa viktima, vetëm me disa lëndime të lehta të pasagjerëve dhe drejtuesit të mjetit.5 studentet që ndodheshin në furgon së bashku me drejtuesin janë dërguar menjëherë në spitalin e rrethit të Pukës, ku ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rreziku për jetën.Bëhet me dije se të rinjtë kanë vetëm lëndime të lehta, ndërsa njëri prej tyre ka marrë më shumë fraktura, por pa rrezik për jetën.Policia e Pukës e mbërritur në vendin e ngjarjes, ka bërë me dije se shkak i aksidentit ka qënë ngrica në rrugë, por fatmirësisht mjeti nuk ka qënë me shpejtësi dhe dalja nga rruga ka qënë pa pasoja të rënda.Gjatë 48 orëve të fundit çdo drejtues mjeti në Pukë është këshilluar të përdorë zinxhirët për shkak të ngricave dhe dëborës në të gjitha këto akse.[caption id="attachment_657660" align="alignnone" width="640"]
Ne foto furgoni qe doli nga rruga ne aksin Puke- Shkoder[/caption]
/Oranews.tv/