Ekspertët e PD raport Venecias: Ja 11 pikat ku ndahemi me maxhorancën
Partia Demokratike po i jep ekspertizën e fundi, mbështetur në argumena të hollësishme raportit kritik, që do ti bashkangjitet draftit final për reformën në drejtësi. Janë 11 pika ku demokratët do të fokusohen kryesisht, por ajo që do dominojë gjithë dokumentin që do shkojë në Komisionin e Venecias, është shqetësimi për kapjen politike të drejtësisë.Partia Demokratike është drejt fundit të përgatitjes së raportit për Komisionin e Venecias, ku do të listojë të gjitha kritkat për draftin zyrtarë të ekspertëve.Raporti do të përmbajë në mënyrë të detajuar pikat themelore që demokratët nuk bien dakort me mazhorancën për reformën në drejtësi, ku baza do të jetë instrumenti për të shmangur kapjen politike.Zgjedhja e funksionarëve të lartë është pika ku do të takohet më shumë drafti.Burime pranë grupit të ekspertëve bën me dije se janë listuar të gjitha argumentet ligjorë pse 3/5 e votave të anëtarëve të Kuvendit 'çimenton' kapjen politike të sistemit.Në raport theksohet se ky shqetësim është evidentuar dhe në rekomandimet e Venecias, por ekspertët e Partisë Socialiste nuk e kanë reflektuar.Skema aktuale e krijimit të institucioeneve sipas demokratëve është e komplikuar dhe sjell mbivendosje të kompetencave.Gjithashtu në raportin e tyre ekspertët e Partisë Demokratike, kritikojnë parashikimet për ndërprerjen e mandatit të funksionarëve të lartë në sistemin e drejtësisë.Sipas draftit, drafti parashikon ndërprerjen e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm, ndërkohë që vetë Venecia, zëvendësimin e tij nuk e sheh të domosdoshëm.Ekspertët demokratë nuk bien dakort dhe mbi rolin e Presidentit në emërimin e gjyqtarëve.Sipas tyre është deformuar komenti i Komisionit të Venecias për këtë çështje, duke e zhveshur Presidentin nga çdo kompetencë.Partia Demokratike në draftin e ekspertëve kritikon dhe mosreflektimin e Komisionit të Venecias për ngritjen e gjykatës së lartë administrative, duke argumentuar se vetë ekspertiza europiane e 21 dhjetorit e ka kundërshtuar këtë institucion për shkak se Shqipëria nuk i ka burimet e mjaftueshme njerëzore dhe financiare.Në raportin e hollësishëm që do të evidentojë të gjitha kritikat e draftit për reformën në drejtësi, demokratët listojnë dhe shqetësimin se projekti final i heq Gjykatës Kushtetuese të drejtën për të shqyrtuar reformën në drejtësi.Një pikë tjetër e pa pranuar për demorkatët, është proçesi i rivlerësimit tërësor të gjyqsorit dhe të Prokurorisë.Të gjitha kritikat të plotësuara dhe me argumenta të hollësishëm pse opozita refuzoi të jepte dakortësinë dhe të pranonte draftin e ekspertëve të Komisionit të Reformës, pritet që Partia Demorkatike ti dorëzojë pasditen e së hënës në parlament, të cilat do ti nisen Komisionit të Venecias bashkë me draftin zyrtar dhe me propozimet e Lëvizjes Socialiste për Integrim.