Rrezikuan të mbyteshin, shpëtohen 2 peshkatarë

Dy peshkatarë kanë rrezikuar të mbyteshin si pasojë e motit të keq por janë shpëtuar nga policia kufitare. Mësohet se mbasditen e djeshme është marrë njoftim nga Salla Operative e DRKM Durrës se në zonën e "Porto Romanos" se 2 persona ishin në rrezik mbytje në det me një mjet lundrues pa motorr tip "Pedalon".“Menjëherë me marrjen e këtij informacioni janë organizuar shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Durrës me mjet lundrues nga deti dhe shërbimi patrullë nga toka. Është bërë lokalizimi i zonës ku ndodheshin personat në zonën e Porto Romanos dhe iu dha ndihmë 2 personave.Pasi janë nxjerrë nga deti, peshkatarët menjëherë janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës për shkak të gjendjes shëndetësore të tyre” informon policia e DurrësitDy personat kanë marrë ndihmën e nevojshme mjeksore dhe s'kanë probleme për jetën.Policia thotë se shtetasit Sh.K  63 vjeç dhe  S.C 30 vjeç,  ishin peshkatarë amatorë dhe kishin dalë për gjueti me grepa me një mjet lundrues pa motorr tip “Pedalon” dhe për shkak të kohës së keqe u ndodhën në vështirësi lundrimi ku u rrezikua jeta e tyre.peshkatari