Tre familje nuk janë evakuar nga Bregu i Lumit

Rreth 80 banorë të komunitetit Rom u evakuan nga Bregu i lumit për në kryeqytet pas përmbytjeve që përfshinë këtë zonë.Por nuk ka ndodhur e njëjta gjë për 3 familje për një fakt të thjeshtë, nuk janë të regjistruar.Për Ora News ato thonë se ndihen të harruar nga shteti dhe apelojnë që autoritetet të kujdesen edhe për ta.Banore: "Ku të vemë, pa shtëpi pa gjë. Qeveria nuk na përfill fare, hiç."Banor: "Kanë ardhur të gjithë, çdo njeri ka ardhur për veten e vet. Për të mbaruar punët e veta, për të na filmuar dhe kaq."Banor: "Ndodhemi në një situatë më të vështirë nuk ka më, vetem për të mbytur vetrn se skam ku të shkoj më."Banor: "Ai i Komunës atje, erdhi me makinë tha, që unë skam çfarë të bëj, t'ju jap batanije. Ne sjemi keq për batanie, batanije ka te plehrat sa të duash."Administratorja e njësisë 4 në Tiranë shpjegon arsyet e këtij vendimi."Në njesinë tonë 2 rrugë janë problematike. Rruga Ava murati dhe Hamdi Ferati. Tek rruga Ava Murati, kemi evakuar atë natë 62 persona, ndërsa tek rruga Hamdi Ferati janë evakuar 6 persona, të cilët për momentin ne i dërguam në (QKTE), dhe kishim vende atje dhe i sistemuam shumë mirë. Problemi është se këtu nuk ke asnjë dokument ta identifikosh se kush është ky person, pra shumë pak janë të njësisë tonë të tjerët janë të ardhur."Këto 3 familje janë të detyruar të jetojnë në këto kushte edhe pse në vijim moti në kryeqytet dhe jo vetëm, parashikohet të jetë me reshje. Ndërkaq 80 banorët e komunitetit rom që u dërguan përkohësisht në shkollën Misto Mame në kryeqytet, prej disa ditësh ndodhen në strehëzen e emergjencave në Tufinë./Oranews.tv/