Sirianët tubim për të kundërshtuar sulmet seksuale në Këln
Dhjetëra sirianë u mblodhën në Këln të Gjermanisë, për të kundërshtuar sulmet seksuale që ndodhën në këtë qytetet gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve.Ata mbanin në duar pankarta, ku shkruhej se refugjatët i respektojnë vlerat e qytetarëve vendas. Disa prej tyre dhuruan edhe lule për kalimtaret e rastit.Qytetaret e konsideruan si një veprim mjaft pozitiv aksionin e marrë nga ky grup emigrantësh."Mbase ndihmon në ndërgjegjësimin e qytetarëve gjermanë, pasi jo të gjithë sirianët sulmojnë seksualisht gra. Mendoj se është gjë e mirë."Një qytetare tjetër dënoi ashpër vendimet paragjykuese të marra në dëm të refugjatëve."Nuk jam dakord me disa vendime të marra për azil-kërkuesit. Për shembull, në Borheim, ata nuk po lejohen më që të shkojnë në një kompleks pishinash. Besoj se është dicka e gabuar dhe paragjykuese. Çdo person duhet të trajtohet individualisht."Refugjatët shkaktuan një debat mjaft të madh në Gjermani, pas sulmeve seksuale që ndodhën në Këln. Një pjesë e madhe e opinionit vendas e dënoi ashpër ngjarjen, ndërkohë që qeveria vendosi masa më të ashpra ndëshkuese për azil-kërkuesit që nuk rrespektojnë ligjet dhe rregullat./Oranews.tv/